Kryeministri Rama e quan “shaka” deklaratën e Vulinit për marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një reagim mbi deklaratën e bërë dje nga ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke e quajtur “trutharë”.

Rama reagimin e ka bërë në Twitter, ku i kërkuar sqarim homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq mbi deklaratën që vinte pas marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë, të arritura në mbledhjen e përbashkët në Tiranë.

Ishte pikërisht deklarata se, kryeministrit Rama se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” porti i Kosovës që ngjalli mjaft reagime në Serbi, me të cilëve ishte dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Ky i fundit në një komunikatë zyrtare për mediat shprehej se, një deklarim i tillë ishte dëshmi se Rama vijon të punojë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe e cilësoi deklaratën një  provokim.

“Duke deklaruar se Porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdon të punojë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe””, shprehej Vulin duke i bërë thirrje BE-së që të reagonte pasi një gjë e tillë është kërcënim për paqen, transmeton Euronews.al.

““Shqipëria e Madhe” do të thotë një katastrofë e madhe, pasi shpërbën dhe ndan shtete dhe kombe në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund ta ndalon “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt që të bashkohemi instituticionalisht, aq më shpejt do të mbërrijë paqja në Ballkan”, përfundon reagimi i Vulin.

Ky qëndrim ka bërë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të reagojë ashpër ndaj ministrit serb dhe t’i kërkojë ‘llogari’ homologut të tij serb, Vuçiq.

“Vuçiq është e vërtetë kjo apo është një meme (shaka) ku tallen me trutharët dhe gojët e liga që vazhdojnë ta mbajnë të gjithë rajonin ton në errësirë për shekuj? Shpresoj shumë që të jetë një meme, në të kundërt kjo do të ishte një spektakël i neveritshëm i një ideje të mjerë që ju duhet ta dënoni pa më të voglin dyshim”, shprehet Rama.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close