Merren masa ndaj papagajve sepse shanin vizitorët e kopshtit zoologjik

Autoritetet në një kopsht zoologjik në Lincolnshire vendosën t’i ndanin 5 papagaj nga njëri-tjetri, pasi kishin mësuar fjalë fyese dhe shanin vizitorët.

Papagajt Billy, Eric, Tyson, Jade dhe Elsie iu bashkuan kolonisë prej 200 papagajsh gri në Qendrën e Jetës së Egër në Lincolnshire në muaji gusht dhe shumë shpejt mësuan të shanin me fjalë të pista, madje ata inkurajonin edhe njëri-tjetrin për ta bërë këtë gjë.

Drejtori i qendrës, Steve Nichols, deklaroi për Daily Mail se punonjësit e vunë re shumë shpejt se papagajt kishin nisur të thoni fjalë të pista. “Megjithatë nuk kishim parë që të shanin 5 zogj në të njëjtën kohë”.

Sipas tij për papagajtë nuk ishte ankuar askush prej vizitorëve, por ata morën masa t’i ndanin e t’i vendosnin në cepa të ndryshëm të kopshtit që sharjet e tyre në kor të mos dëgjoheshin nga fëmijët.

Parku i Lincolnshire është shtëpia dhe e një papagalli tjetër të quajtur Chico, i cili u bë i famshëm një muaj më parë pasi këndoi këngën e njohur të Beyonce, “If I Were a boy”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close