Pas presidentit Trump, koronavirusi përhapet në mesin e republikanëve

Një grup i rrethit të ngushtë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke ngritur shqetësimet për një shpërthim të madh në mesin e figurave kryesore të qeverisë.

Kjo vjen pas njoftimit se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, u diagnostikuan me COVID-19.

Trump u shtrua të premten në një spital ushtarak jashtë Uashingtonit.

Ai, të shtunën në mëngjes, përmes një postimi në Twitter deklaroi se ndjehet mirë.

“Mendoj se po shkon mirë. Faleminderit të gjithëve”.

Senatorët republikanë Thom Tillis nga Karolina jugore dhe Mike Lee nga Utah, kanë rezultuar pozitivë më 2 tetor dhe kanë njoftuar se do të izolohen për 10 ditë.

Të dy senatorët kishin marrë pjesë në ceremoninë e nominimit të gjykatëses Amy Coney Barret për Gjykatën Supreme që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë.

Katër senatorë të tjerë që kanë marrë pjesë në ceremoni, kanë rezultuar negativë, ndërsa disa pjesëmarrës tjerë duke përfshirë presidentin e Universitetit Notre Dame, John Jenkins dhe ish-këshilltaren e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conëay kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Infeksionet e reja që vijnë pas ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë më 26 shtator, kanë ngritur dyshimet se ky tubim ka qenë shkaktar i përhapjes së koronavirusit. Shumë mysafirë janë parë pa maska dhe duke mos mbajtur distancën sociale.

Zhvillimet dramatike kërcënojnë ta kthejnë muajin e fundit të fushatës zgjedhore presidenciale përmbys, duke përqendruar vëmendjen në deklaratat e mëhershme të presidentit Trump për minimizimin e një pandemie që ka vrarë më shumë se 200,000 amerikanë dhe infektuar mbi 7 milionë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close