Vlora Çitaku: Heshtja e ndërkombëtarëve për Daçiqin dhe Vulinin, shurdhuese

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, e ka komentuar letrën e ministres së Jashtme Haradinaj Stublla, drejtuar ambasadorëve të Kuintit, lidhur me kërcënimet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ajo tha se Daciq kërcënoi publikisht serbët që dëshirojnë të tregojnë për varret masive të shqiptarëve, pastaj Vulin ofendon shqiptarët në komunikata zyrtare dhe komuniteti ndërkombëtar po heshtë.

“Fillimisht ministri i Jashtëm i Serbisë, publikisht kërcënon serbët që shprehin gatishmëri të shpërndajnë informacione lidhur me lokacionin e varreve masive në Serbi.

Pastaj, ministri i Mbrojtës së Serbisë përdorë gjuhë denigruese kundrejt shqiptarëve në një komunikatë zyrtare.

Më shumë se 1000 shqiptarë aktualisht janë të pagjetur në luftën që përfundoi në vitin ’99.

Heshtja e komunitetit ndërkombëtar është shurdhuese”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close