Dalloni ,COVID, grip apo ftohje?

ATSH/ Epidemia nga Sars-Cov2/Covid-19 vazhdon të jetë prezent prej shtatë muajsh, ndërkohë që po mbërrijnë virozat e stinës të cilat kanë shumë ngjashmëri dhe dallime midis tyre.

Ekspertët e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë paraqitur dallimet dhe ngjashmëritë midis rrufës, gripit dhe COVID, në mënyrë që shenjat të mos ngatërrohen me njëra-tjetrën.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se rrufa, që është tipike e kësaj periudhe dhe gripin që po ashtu është drejt mbërritjes. Hapi i parë është kontakti me mjekun. Por, si të dallojmë nëse jemi të ftohur (rrufë) apo me grip?

Kur jemi me rrufë, fillimi i simptomave është gradual, temperatura është rrallë, dhimbjet janë të lehta, ethet të rralla, lodhja dhe dobësi ndjejmë ndonjëherë, teshtimat i kemi të zakonshme, bezdisjet në gjoks dhe kollën nga e lehtë mesatare kalon në të fortë dhe të bezdisshme, hundët zakonisht i ndjejmë të mbyllura, dhimbjet e fytit i kemi të zakonshme dhe dhimbjet e kokës të rralla.

Nga ana tjetër, kur jemi me grip simptomat na shfaqen menjëherë dhe temperatura zgjat 3-4 ditë, dhimbjet janë të shpeshta dhe të rënduara dhe ethet të zakonshme. Lodhja është e zakonshme dhe teshtima ndonjëherë, ndërsa bezdisja në gjoks dhe kolla nga e zakonshme mund të kthehet në serioze. Kur jemi me grip, hundët i ndjejmë të mbyllura ndonjëherë dhe dhimbja e kokës është e zakonshme.

Kur jemi me COVID-19, simptomat më të zakonshme janë: temperaturë, kollë të thatë, lodhje, ndërsa simptomat më pak të zakonshme: dhimbje, dhimbje fyti, diarre, konjunktivit, dhimbje koke, humbje e aftësisë për të shijuar apo nuhatur, skuqje e lëkurës ose humbje e ngjyrës së gishtave të dorës apo të këmbës. Simptomat serioze janë vështirësi në frymëmarrje ose marrje fryme, dhimbje ose presion në kraharor, humbje e aftësisë për të folur ose lëvizur. Mesatarisht, simptomat shfaqen pas 5–6 ditëve nga momenti i infektimit, megjithatë, kjo mund të zgjasë 14 ditë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close