PERSE DUHET TA RUAJME SI SYTE E BALLIT GJUHEN SHQIPE?

Ka shume studjues dhe amatore qe na thone se gjuha shqipe eshte
Nena e gjuheve europiane! Madje kete fakt na e thoshte edhe Naim Frasheri, Mitat Frasheri, Gjergj Fishta, Eqerem Cabej e sa e sa studjues te tjere!
Nga ana tjeter ne historine tone lexon se fjalia e pare shqip eshte e vitit 1462, pra e kohes se Skenderbeut….. Po si eshte e mundur? Si eshte e mundur qe ne pretendojme se kemi nje nga gjuhet me te vjetra te Botes, e pastaj na del se ka filluar te shkruhet vetem 5-6 shekuj me pare! Mos valle eshte vetem deshire e fantazi e jona kjo deklarate patriotike? Mos valle kane te drejte greket kur na thone se ne “nuk kemi as histori e as gjuhe te shkruar”? (Ata vete e kane nderruar gjuhen e tyre ne cdo shekull sa nuk kuptojne dot as cfare shkruhej nje shekull me pare ne gjuhen e tyre, por ky eshte nje diskutim tjeter qe nuk na intereson ne ekte artikull). Neve na intereson nje veshtrim i shkurter mbi gjuhen tone!
Qe kur njeriu filloi te flase, fjalet e tij te para ishin shume te shkurtera, njerrokeshe. Dhe gjuha jone eshte e vetmja gjuhe e botes e cila ka mbi 850 fjale njerrokeshe (ha, pi, fle etj). Gjuhet e tjera kane nga 50 ne maksimumi 250 te tilla. Ky fakt tregon se gjuha jone eshte shume e vjeter, por kjo perseri nuk mjafton!
Ajo qe me shume rendesi eshte nje fakt tjeter; ate qe theksonte Naim Frasheri. “Nga ne duallen helinet!” Sipas tij edhe greqishtja ka dale nga gjuha jone!

 

Margarit Nilo eshte i pari qe e ka verejtur kete fakt dhe e ka dokumentuar ne shume libra voluminoze! Pas tij ka patur edhe studjues te tjere qe po botojne libra e libra ku shpjegojne kalimin e fjaleve nga shqip ne greqisht!
Por mjafton te marresh fjalorin e te shikosh se do e kuptosh shume shpejt se fjalet greke, shume shpesh jane fjale shqipe te cilat u eshte shtuar nje prapashtese apo jane transformuar (shtremberuar) ne shqiptim, duke ruajtur shpesh te njejtin kuptim. Le te japim disa shembuj:
1. Foljen “Te kendosh” (me kendu), greket e kane marre nga gjuha jone, por sic ndodh shpesh jo nga e njejta folje, por nga nje folje e perafert sic eshte folja “tregoj”. Kjo sepse tregimet dikur ne lashtesi, iliret i benin nepermjet kengeve sic bente Homeri i famshem i cili ska dyshim se nuk ka kenduar greqisht! Kenget e tij u perkthyen ne greqisht nga Pisistrati, Mbret i Athines
2. Fjale te tilla ka pa fund si “dembel” (atij qe i shkon dem beli) ne greqisht ben “tempelis”. “Kroi” – ne greqisht “krini”. “eja” = “ela”. “Udhe” = “odhos” etj, etj e deri tek fjalet zoteri e zonje qe ne greqisht bejne “qirje” e “qirja” te cilat jane nje shqipe e paster! Sipas gjuhes sone, nje mashkull quhet zoteri (madhor) kur ai eshte ne gjendje te kryeje marredhenie seksuale; e njejta gje edhe per nje femer kur kjo behet zonje! Per te mos folur pastaj per “mitologjine greke” e cila eshte e gjitha shqip, edhe pse greket thone se eshte vetem greke. (Per kete arsye une i kam quajtur vajzat e mia Hera e Rea; me shqip ska ku shkon)
Natyrisht ketu nuk do marrim te gjithe fjalorin e greqishtes, por na mjaftojne keto pak shembuj per te kuptuar lidhjen e ngushte e madje shpjegimin qe gjuha shqipe i ben gjuhes greke! Ngelet si cekan pyetja: “perse greqishtja nuk e shpjegon dot njesoj gjuhen tone?” Kuptohet lehte pergjigja: Sepse Nena mund te shpjegoje Bijen dhe jo e kunderta!
Kjo tregon forcen e madhe dhe pasurine qe ka gjuha jone e cila nuk shpjegon vetem gjuhen greke, por edhe ate italiane, gjermane, franceze etj etj. Madje ka studjues qe kane botuar libra te tere ku shohin lidhjen e gjuhes sone edhe me ebraishten apo me gjuhen e egjyptianeve te vjeter!
Po c’eshte pra kjo gjuhe magjike qe ka aftesine te hyje e “te lexoje” kaq shume gjuhe te tjera?
Pergjigja eshte shume e thjeshte: Gjuha jone eshte gjuha primordiale, pra gjuha e pare e folur! Njerezimi duhet e po kthehet tek gjuha jone! Do vije koha dhe do kete turizem gjuhesor ku njerez nga gjithe bota do vijne e kane ardhur ne vendin tone per te mesuar sado pak nga gjuha jone! Kjo sepse gjuha jone eshte e vetmja qe ka aftesine te shpjegoje edhe shume gjuhe te tjera! Kete fakt kishin kuptuar rilindasit tane, por ata nuk kishin mundesi te benin nje pune te madhe si ajo e Petro Zhejit i cili beri krahasimin e gjuhes sone me sanskrishten, gjuhen meme indoeuropine tashme te vdekur! E kush gjuhe tjeter e ka kete force qe te krahasohet me sanskrishten? Thjeshte asnje gjuhe tjeter!
Imagjinoni se cfare humbin shqiptaret e nivelit me te ulet kulturor te cilet, per te fshehur injorancen e tyre te thelle e per te vrare kompleksitetin e tyre mes shqiptareve ku ata dallohen per injorancen e tyre, preferojne “ta kompesojne” kete inferioritet duke folur nje gjuhe tjeter; duke u folur femijeve te tyre ne greqisht, ne italisht, turqisht etj! Kujtojne se keshtu nuk do jene me ata injorantet e percmuar mes shqiptareve! Ne fakt akoma nuk e kuptojne se do jene me keq te percmuar! Cdo shqiptar me dy klase shkolle sot i ka ne mendje vargjet e Fishtes se madh: “Mallkue pra ai bir shqiptari/ Qi ket’ gjuhe te Perendis’/ Trashegim qi na e la i Pari/ Trashegim sja le ai fmis….
E megjithate mbetet perseri problemi i shkrimit te gjuhes shqipe! Valle eshte vertet kaq i vone sa pretendohet apo ka patur shkrime e libra te cilat jane zhdukur? Barleti na thote se per te shkruar vepren e tij mbi Skenderbeun, ai shfrytezoi edhe shume libra “te shkruar ne gjuhen vulgare”, pra ne gjuhen e popullit te Skenderbeut. Me shume se 200 vite para tij, nje udhetar gjerman thote se “arberoret, megjithese ne librat e tyre perdorin alfabetin latin, ata kane nje gjuhe shume te ndryshme nga kjo gjuhe”. Per ne ka rendesi fakti se nga vitet 1300, ne kishim shume libra ne gjuhen tone!
Po ku jane pra keta libra? Ska dyshim se i dogji turku! Po mos valle ky eshte vetem nje justifikim? Si eshte e mundur qe nuk ka mbetur asgje?

 Muharrem Abazaj ka deshmuar e po vazhdon te deshmoje kete fakt ne qindra artefakte arkeologjike ku shkruhet shqip (ilirisht qe zberthehen nepermjet gjuhes sone). Po ku jane pra keto fakte?

Une po ju sjell nje te vetem te cilin kushdo shqiptar (edhe nga ata injorantet qe nuk e duan me gjuhen shqipe) qe e njeh sado pak greqishten e kupton shume lehte se ketu eshte shkruar shqip, rreth 2500 vite me pare, pra ne kohen e Herodotit! Personi i paraqitur ne mozaik po mbledh pikat dhe na thote se PIKON!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close