Tre parcela eksperimentale me avokado mbillen në Vlorë dhe Tiranë

ATSH/  Fermerët në Vlorë dhe Tiranë, po tregojnë interes për kultivimin në vendin tonë të avokados, frutit ekzotik që vitet e fundit fillojë të importohej në Shqipëri nga Amerika Qendrore.

Të apasionuar pas avokados fermerë në zonën e Vlorës por edhe të Tiranës, kanë mbjellë 3 parcela eksperimentalë me avokado, të vendosur për të treguar se ky frut mund të rritet mjaft mirë në vendin tonë.

Në total janë 320 fidanë avokado të mbjella në dy fermat në Vlorë dhe njëra në Tiranë.

Bima e avokados kërkon temperatura të ngrohta dhe është e ndjeshme ndaj ngricave.

Në vitin 2013 importet e frutit të avokados ishin në shifra modeste në rreth 33 mijë kilogramë, por në vitin 2014 ato kanë pësuar dyfishim duke kapur një nivel 78 mijë kilogramë dhe nga viti 2015 e deri në 2019 tendenca ka qenë drejt një rritjeje të konsiderueshme.

Në fund të vitit 2019 shifrat zyrtare tregojnë se importi i avokados arriti 180 mijë kilogramë.

Avokado është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe ushqyesish.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close