AAK e Nisma të pakënaqura me Qeverinë Hoti: Vjen kundërpërgjigja e Mustafës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po thotë se deklaratat e ministrit të Nismës, Skënder Reçica, rreth planifikimit buxhetor, nuk e rrezikojnë Qeverinë Hoti

Isa Mustafa nuk po i sheh si rrezik për prishje të koalicionit deklaratat e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe deklaratat e partnerëve në përgjithësi të LDK’së në Qeveri.

Sipas Mustafës, dekaratat si ajo e ministrit Reçica kërkojnë përgjegjësi dhe bashëpunim.

“Nuk shoh rrezikim të Qeverisë nga kërkesa të tilla, por më tepër përgjegjësi dhe bashkëpunim”, ka deklaruar i pari i LDK’së për Express.

Ndërkohë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, të dielën ka thënë se Qeveria i ka injoruar kërkesat e Nismës.

Ai ka treguar se Nisma nuk e ka votuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuara për vitin 2021-23, për shkak se ekzekutivi nuk i ka përfshirë Nismat Ligjore të MPMP’së në kornizë.

Reforma Pensionale, Ligji për Pushimin e Lehonisë dhe Ligji i punës, janë vetëm disa nga çështjet që MPMS i ka adresuar e që nuk janë përfshirë në KASH.

Reçica ka thënë se në këtë dokument, i cili është kryesori sa i përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë.

“Unë bashkërisht edhe me kolegët e mi në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Nismës nuk e kemi votuar këtë kornizë për faktin se në këtë dokument i cili është dokumenti kryesor sa u përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë”

“Bëhet fjalë për reformën pensionale, Ligjin për Pushimin e Lehonisë, Ligjin e Punës dhe çështje të tjera të cilat ne i kemi iniciuar në kuadër të agjendës legjislative dhe pikërisht për këtë për shkak të mosakomodimit nuk e kemi votuar. Ne kemi kërkuar që të gjendet një hapësirë e akomodimit të këtyre nismave ligjore në kuadër të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, e cila pastaj i hap rrugë draftimit të tyre”, ka deklaruar Reçica.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close