Lejleku i rrallë/ Rikthehet pas 50 vitesh për të folezuar në Shqipëri

ATSH – I. Vata/ Rikthehet pas 50 vitesh në Shqipëri për të folezuar, lejleku i rrallë (Ciconia Ciconia) në fushën e Maliqit.

Lajmi bëhet i dituar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili shprehet se, “ekspertët vërtetojnë folezimin e lejlekut në fushën e Maliqit ku gjendet dhe foleja”.

“Ndërkohë në këtë zonë mendohet se gjenden dhe 2 fole të tjera të këtij lloji. Lejleku është një prej shpendëve më të rrezikuar në vendin tonë, me një popullatë folezuese prej vetëm 7 çiftesh, marrë për bazë edhe gjetjen e fundit të saporaportuar”, shprehet Klosi.

Lejleku (Ciconia ciconia) është një shpend me gjatësi trupi 95-110 cm. Karakterizohet nga ngjyra e bardhë dhe pendët e fluturimit janë me ngjyrë të zezë. Karakterizohet nga ngjyra e kuqe e këmbëve dhe e sqepit.

Jeton në zonat rurale dhe preferon si ushqim bretkosa, gjarpërinj, brejtës, insekte dhe kafshë të tjera vertebrore dhe invertebrore që gjenden pranë lumenjve dhe liqeneve.

Në Shqipëri, mbart statusin si specie e rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje, por kësaj radhe është shfaqur në Maliq.

Në Shqipëri shpendët e rrallë janë shtuar dhe tashmë po bëhen vizitorë të përhershëm pas memorandumit për ndalimin e gjuetisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close