Politikani gjerman i AFD-së Winhart, u kërkon falje shqiptarëve për ofendimin

Florim Gashi, kryetar i shoqatës shqiptare “Dardania” në Bamberg insistoi për një takim të veçantë dhe një kërkimfalje publike të politikanit gjerman. Dhe kjo u realizua ditë më parë…

Shfaqjes së partisë djathtiste gjermane AFD (Alternativa për Gjermaninë) në skenën politike gjermane në vitin 2013, atë kohë nuk i qe kushtuar ndonjë vëmendje e veçantë edhepse shumica e themeluesve të saj ishin profesorë të njohur gjermanë. Me skepticizmin ndaj BE-së dhe gjithë vlerave të saj, kjo parti nuk dukej se do të luante ndonjë rol të rëndësishëm në politikën gjermane.

Por zhvillimet në Gjermani, sidomos numri i madh i refugjatëve që erdhën në këtë vend, ishin të mirëseardhura për këtë parti e cila e shfrytëzoi rastin dhe mblodhi në radhët e saj edhe shumë anëtarë të spektrit të djathtë, shkruan albinfo.ch.

Në të njëtën kohë, AFD bindi edhe shumë votues të pakënaqur, që t`ia japin votën e tyre partisë e cila në ndërkohë përfaqësohet edhe në Bundestagun gjerman.

Figura të dyshimta me të kaluar neonaziste ju bashkëngjitën AFD-së dhe lista e paraqitjeve të tyre skandaloze është e gjatë.

Gjatë një fjalimi parazgjedhor në Bavari në vitin 2018, politikani i kësaj partie Andreas Winhart përmendi edhe shqiptarët duke ofenduar ata në mënyrë shumë të vrazhdët, shkruan albinfo.ch. Kjo deklaratë pati shkaktuar indinjatë por nuk dihet të këtë pasur ndonjë reagim të përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës apo të ndonjë shoqate shqiptare në Gjermani.

Por politikani gjerman Winhart nuk kishte llogaritur me reagimin e aktivistit shqiptar Florim Gashi i cili është edhe kryetar i shoqatës shqiptaro-gjermane „Dardania“ në Bamberg.

Rastësisht ishin takuar z. Gashi dhe z. Vinhart në qendrën e Bambergut para disa javësh dhe si dukej politikani gjerman nuk kishte pritur që atë ditë dikush t`i kujtonte fjalimin e tij për shqiptarët, të para dy viteve, shkruan albinfo.ch. Kërkimfalja e z.Vinhart nuk u pranua nga z. Gashi i cili insistoi për një takim të veçantë dhe një kërkimfalje publike.

Para disa ditësh u mbajt ky takim në të cilin politikani gjerman edhe njëherë kërkoi falje dhe shprehu keqardhjen publikisht për fjalët ofenduese ndaj shqiptarëve. Kërkimfalja e tij u publikua në mediat e shkruara por edhe në kanalin e tij në YouTube.

Me siguri se politikanët e AFD-se nuk do të ndalen me ofendimet e tyre ndaj të huajve edhe në të ardhmen. Por mënyra e reagimit të Florim Gashit ndaj këtij ofendimi, është një shembull shumë i mirë i rezistencës së tij dhe shoqatës „Dardania“ ndaj këtyre deklaratave ksenofobe, shkruan albinfo.ch. Komuniteti shqiptar në Bamberg por edhe në gjithë Gjermaninë është i integruar mirë dhe nuk duhet të lejojë ofendime të tilla.

Por në raste të ngjashme, në të ardhmen, reagimi duhet të jetë edhe më i fuqishëm, posaçërisht nga përfaqësitë tona diplomatike në Gjermani.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close