Popullata e rrallë e kalit të qyqes

ATSH/ Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) që prej vitit 2012 ka punuar mbi ruajtjen dhe rimëkëmbjen e popullatës së kalit të qyqes në Shqipëri.

“Kjo shkabë e mahnitshme, e fundit që ende folezon në vendin tonë, nga 4 që kanë qenë më parë, përveç rreziqeve që i kanosen nga kimikatet bujqësore, produktet mjekësore veterinare, elektrifikimi, përplasja me strukturat e energjisë elektrike apo persekutimi njerëzor, i duhet të përballët edhe me një kërcënim akoma më serioz e të heshtur, siç është helmimi.

Ky fenomen është një nënprodukt i konflikteve midis njeriut dhe jetës së egër, i cili aplikohet gjatë përpjekjeve të barinjve për të helmuar ujqërit, pre e të cilave bie kali i qyqes, si një shpend që ushqehet me kërma”, thekson në një njoftim PPNEA.

“Për këtë arsye, ngritja dhe mirëmbajtja e stacioneve me ushqim plotësues është një aksion i drejtpërdrejtë konservues që ndihmon në uljen e rasteve të këtij kërcënimi domethënës për popullatën e këtij lloji të rrallë në Shqipëri e Ballkan.

Gjatë këtij viti stacionet kanë treguar një efikasitet të lartë. Që prej mesit të muajit mars 2020 organizata jonë filloi të supervizojë e të mirëmbajë stacionet, të cilat nëpërmjet pajisjes me kamera kurth kanë arritur të dokumentojnë vizita të rregullta të kalit të qyqes dhe shpendësh grabitqar”, shton PPNEA

Pas kërkimit e analizimit të pamjeve filmike të gjeneruara në brendësi të stacioneve, duke filluar nga muaji maj deri në qershor, u gjeneruan më tepër se 400 fotografi të prezencës së kalit të qyqes, si individë të vetmuar ashtu edhe çifte.

Surpriza më e bukur nga këto stacione ka qenë filmimi i parë për vitin 2020 i kalit të qyqes në stacionin e Kurveleshit. Individi i rritur u pa duke inspektuar territorin e stacionit dhe duke shijuar ushqimin e lënë për merak nga anëtarët e rrjetit “Shpëtimtarët e kalit të qyqes”.

Stacionet e ndërtuara nga organizata jonë, falë mbështetjes së vazhdueshme nga anëtarët e këtij rrjeti, mirëmbahen dhe furnizohen në mënyrë periodike me ushqim (çdo një muaj / tri javë) në mënyrë që kali i qyqes të mos bjerë pre e ushqimeve të helmuara”, thekson PPNEA.

“Një tjetër surprizë e këndshme ishte vizita e shqiponjës së malit në të dy stacionet tona. Në kuadër të projektit “Jetë e Re për kalin e qyqes”, një rrjet stacionesh me ushqim plotësues janë duke operuar në Ballkan, 2 prej tyre të gjendura në Shqipëri, 3 në Bullgari, 4 në Greqi dhe 1 në Maqedoninë e Veriut”, përfundon PPNEA.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close