KASTRATI: BIA SERBE PO INSKENON INCIDENTE PËR TË MBËRRITUR TEK ASOCIACIONI

Analisti dhe profesori i njohur, Ardian Kastrati në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se të gjitha incidentit e fundit në Kosovë, e që Serbia po tenton t’i paraqes si nderetnike, janë inskenime ngjashëm si në filma.

“Incidenti i Plemetinit dhe ato tjerat, janë inskenime që ngjajnë në BIA (shërbimi informativ i Serbisë). Ato që u panë në këtë rast ngjan si në filma”, ka thënë Kastrati.

“Të gjitha këto nuk janë rastësi, pasi që kanë ndodhur tri ditë para deklaratës së Vuçiqit. Po ashtu edhe Sputniku reagoi, ku tha se po përgatitet një mars i ri i ngjashëm sikur në vitin 2004. Të gjitha këto e kanë një qëllim, formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive”, ka theksuar tutje ai.

Kastrati më pas thotë se qëllimi dhe finalja e të gjithë kësaj është që Serbia të inskonojë njëfar imazhi të dhunës dhe të vije deri tek Asociacioni me kompetenca ekzekutive.

“Inskenimi është i koordinuar edhe me OJQ-të serbe. Unë kam dyshime se e gjithë kjo është alla BIA”, ka thënë Kastrati. /RTKLive/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close