Numri i porosive për mallrat gjermane rritet përtej parashikimeve

Porositë për mallrat e prodhura në Gjermani janë rritur më shumë sesa është parashikuar gjatë muajit gusht, kanë treguar disa të dhëna të martën, duke rritur kështu shpresat për fuqizim të ekonomisë më të madhe në Evropë, ndërkohë që përballet me koronavirus.

Porositë janë rritur për 4.5 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndonëse ekonomistët kanë parashikuar rritje prej 2.6 për qind.

Këto të dhëna kanë sugjeruar se kompanitë gjermane janë duke shënuar përparim drejt niveleve para pandemisë.

Ekonomia gjermane është tkurrur për 9.7 për qind në çerekun e dytë të këtij viti, meqë shpenzimet shtëpiake, investimet e kompanive dhe tregtia, janë dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Insitutit Ifo pret rritje prej 6.6 për qind në çerekun e tretë, dhe më pas ulje prej 2.8 për qind në çerekun e katërt.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se rritja e shkallës së infektimit mund të ndalë sërish aktivitetin ekononomik.

“Nuk ka dyshim që ky është lajm i mirë. Meriton të duartrokitet”, ka thënë Thomas Gitzel, shef për ekonomi në bankën, VP.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, ka paralajmëruar të hënën se Gjermania duhet të shmangë ndaljen e aktivitetit biznesor, ndërkohë që mund të ketë rritje të numrit të të infektuarve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close