Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike konfirmon se Navalny u helmua me Noviçok

Mostrat e marra nga lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny kanë konfirmuar prezencën e një agjenti kimit, Noviçok, tha Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në një deklaratë më 6 tetor.

“Këto rezultate përbëjnë një çështje mjaft shqetësuese”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OPCW, Fernando Arias, i cili u bëri thirrje vendeve anëtarëve të zbatojnë traktatin ndërkombëtar që ndalon përdorimin e armëve kimike.

Gjetjet e kësaj organizate konfirmojnë rezultatet e Gjermanisë, ku Navalny u trajtua pasi u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht.

Autoritetet gjermane i kërkuan OPCW me bazë në Hagë që të merrte mostra nga Navalny dhe t’i analizonte, pasi mjekët gjermanë arritën në përfundimin se ai ishte helmuar me Noviçok, një agjent nervor i kategorisë ushtarake.

Gjetjet e tyre u konfirmuan në mënyrë të pavarur nga laboratorët në Francë dhe Suedi, duke shkaktuar reagim ndërkombëtar dhe thirrje për sanksione kundër Moskës lidhur me çështjen.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje dhe i rezistoi presionit ndërkombëtar për të filluar një hetim penal.

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, qëndron pas helmimit të tij të dyshuar.

Navalny, i cili është liruar nga spitali në Berlin, por vazhdon të mbetet në Gjermani, tha se do të kthehet në Rusi.

“Detyra ime tani është të qëndroj i patrembur. Dhe, unë nuk kam frikë”, tha Navalny për gazetën Der Spiegel më 1 tetor.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close