Gjermania dhe Franca synojnë sanksionimin e disa individëve rusë për helmimin e Navalnyt

Gjermania dhe Franca kanë thënë se do synojnë sanksione të Bashkimit Evropian për të shënjestruar individë që janë përgjegjës për helmim të Aleksei Navalnyt, pasi një vëzhgues global për lëndë kimike ka konfirmuar se një agjent i ndaluar nervor është përdorur kundër liderit opozitar rus.

Navalny është duke u shëruar në Gjermani pasi është helmuar në muajin gusht me agjent nervor të grupit Noviçok. Rusia ka hedhur poshtë çfarëdo përfshirjeje dhe i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të nisur hetime penale.

“Asnjë sqarim kredibil nuk është ofruar nga Rusia deri më tani. Në këtë kontekst, ne konsiderojmë se nuk ka asnjë sqarim të arsyeshëm për helmimin e Navalnyt përveç përfshirjes dhe përgjegjësisë ruse”, kanë thënë ministrat e Jashtëm gjerman dhe ai francez përmes një deklarate të përbashkët më 7 tetor.

Heiko Mass, dhe Jean-Yves Le Drian kanë shtuar se do të prezantojnë shumë shpejt shënjestrat për sanksione me partnerët e tyre evropianë.

Ky njoftim vjen pasi Organizata për Ndalim të Armëve Kimike, me bazë në Hagë, ka konfirmuar se “gjurmët e gjetura në gjakun dhe urinën e Navalnyt kanë karakteristika të ngjashme strukturore”, me toksinat kimike që u përkasin agjentëve të grupit Noviçok.

Këto të dhëna kanë konfirmuar rezultatet e Gjermanisë, Francës e Suedisë për rastin, që është dënuar ndërkombëtarisht dhe ka nxitur thirrje për sanksionim të Moskës për këtë rast.

Agjencia e lajmeve, Reuters ka cituar dy diplomatë të kenë thënë se zyrtarë të inteligjencës ushtarake ruse (GRU), do të jenë në mesin e shënjestrave.

Ndërkohë Navalny ka sugjeruar se BE-ja duhet të marrë masa më të ashpra ndaj individëve të afërt me Kremlinin, duke thënë se sanksionet kundër Rusisë në përgjithësi, nuk do të funksionojnë.

“Gjëja më e rëndësishme është ndalesa e hyrjes [në BE] për ata që përfitojnë nga regjimi dhe ngrirja e pasurisë së tyre”, ka thënë Navalny, duke shtuar se këtu bëjnë pjesë “oligarkë dhe zyrtarë të lartë rusë”.

“Ata përvetësojnë para, vjedhin miliarda dhe në fundjavë fluturojnë për në Berlin ose Londër, blejnë apartamente të shtrenjta dhe ulen në kafene”, ka shtuar mes tjerash ai në intervistën dhënë gazetës Bild.

Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome.

Dy ditë më vonë, ai është transferuar në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close