Hoxhaj: Nesër PDK-ja nuk e voton Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Në vazhdim të “Debatit” në RTK, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për qëndrimin në opozitë.

Ai tha se sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, ata ende janë larg.

“Jemi larg me VV-në dhe zotin Kurtin. Me faktin se VV-ja dhe LDK-ja nuk krijuan një besim të mirëfiltë as në biseda për koalicion e as në qeverisje, kjo flet shumë. Ne jemi opozitë ndaj qeverisë, por jo ndaj shtetit. Nëse qeveria thotë se më nuk ka dialog teknik dhe ndodh një takim i madh për njohje në Bruksel, kjo PDK-në e tundon. Ne nuk shkojmë në takime me Marko Gjuriqin”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, VV-ja nuk e ka një logjikë të tillë kur bëhet fjalë për shtetin.

Ai edhe një herë ka folur për hyrjen ose jo të PDK-së në qeveri. “PDK-ja në qeveri nuk sheh rrethana konkrete që të hyjë. Nuk shohim motiv politi, platformë e program. Në politikë mund të ndodhin kthesa, por nuk po shohim arsye që hë për hë të hyjmë në qeveri”, ka thënë tutje nënkryetari i PDK-së.

Më pas Hoxhaj ka folur edhe për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike i cili nesër për herë të gjashtë do të vendoset në votim.

“Në këtë formë siç është tani, nuk e votojmë. Por nëse Bedri Hamza ulet me Avdullah Hotin e diskutojnë atëherë mund të ndryshojnë gjërat. Nëse kjo ndodh, ne do të ishim në gjendje të mendojmë. Por nesër nuk e votojmë pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka thënë Hoxhaj. /RTKLive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close