Sonte, Maqedonia e Veriut – Kosova

Përfaqesuesja e Kosovës sonte luan ndeshjen gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të ‘play-off’-it për Kampionatin Evropian, e cila më të drejtë po quhet historike për të dyja ekipet, ngase për herë të parë ndodhen në një fazë të tillë. Emocionet e kësaj ndeshjeje do të mund t’i përjetoni sonte në orën 20:45 në transmetim të drejtpërdrejt në RTK 1, derisa paraprakisht do të transmetohet edhe emisioni special me mysafirë dhe analistë.

Për Kosovën kjo vlerësohet si ndeshja më e rëndësishme që nga pranimi në UEFA dhe FIFA para katër vitesh, derisa Maqedonia e Veriut pret që 30 vite për të siguruar një vend në Evropian. Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën për media të mbajtur të mërkurën e ka pranuar se futbollistët e tij do ta kenë një përballje të vështirë.

“Jemi pranë një momenti kur edhe ëndrrën mund ta prekim, por kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më të mirë, por Kosova si ekip futbolli ka treguar se di t’i përballojë këto situata, duke i kthyer në favor të vetin. Kemi folur për një ndeshje të tillë para dy vjetësh, jo si cak, por si një ndeshje potenciale. Tash ëndrrën mund ta prekim, por nuk jemi në situatën më të mirë, por ne do t’i përballojmë me forcë këto situata për t’i kthyer në favorin tonë. Unë jam optimist dhe jemi gati për të arritur ta realizojmë ëndrrën. Koha po kalon, ndeshja është afër, pra do të luhet nesër dhe ne jemi gati”, ka thënë Challandes në konferencën për media të mbajtur në Shkup.

Challandes ka shtuar se Kosova do t’i ndiejë vështirësitë që janë shkaktuar nga koronavirusi. Por ai ka insistuar se tash është koha të mos mendojnë për vështirësitë, por për ta kaluar pengesën e parë drejt realizimit të ëndrrës.

“Si trajner, je profesionist dhe nëse sheh vështirësi, atëherë duhet të ndërrosh punën me përgjegjësi, unë e kam të qartë me çka përballem, e shoh se kemi mundësi, shoh se mund të arrijmë diçka si ekip, koha ka ardhur, nuk mund të presim më shumë për të realizuar atë që duam”, ka theksuar Challandes.

Trajneri zviceran ka insistuar se mungesat që do t’i ketë për ndeshjen më të rëndësishme do të jenë të mëdha. Por, ai pret që futbollistët tjerë që do ta kenë rastin të luajnë, ta japin maksimumin.

“Unë dua të luaj me shikues, qoftë të ekipit kundërshtar. Kjo është situata dhe duhet ta pranoj. Është normale ta kisha ekipin e plotë, por kjo është gjendja dhe ne duhet të përshtatemi dhe të ecim para”, ka deklaruar Challandes.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close