Varhelyi: Duhet t’i bindim vendet e BE-së për liberalizim vizash për Kosovë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, e ka pritur sot në takim komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.

Në një konferencë për media, Varhelyi ka thënë se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim vizash, por se tani duhet bindur edhe shtetet anëtarë të BE-së për një gjë të tillë.

“Për mua sot shënohet një ditë ku mendoj se kam sjellë disa lajme të mira për Kosovë dhe mbarë rajonin”.

“Para jush është plani ekonomik dhe i investime. Ne jemi angazhuar që nga dita e parë për të ndihmuar në ndryshimin e realiteteve në këtë rajon, si për shembull ai ekonomik për biznese dhe për qytetarët. Mendoj se plani i investimeve ekonomike mund të jetë një ndryshim i lojës për rajonin brenda 3,4 ose 5 vjetëve”.

“Ne po ndajmë 9 miliardë euro grante dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare do të krijomë edhe 20 miliardë shtesë për rajonin. Ne presim që ky plan ta rrisë ekonominë e rajonit për 3-5% dhe ky është një kontribut i madh për rimëkëmbjen ekonomie pas krizës së COVID-19”.

Sipas tij, është vendimtare që të ketë një fushë të përbashkët ekonomike në Ballkan sepse këto investime do të sjellin përfitime vetëm nëse funksionojnë në nivel rajonal.

“Sikurse me çdo ofertë tjetër, vij me disa kërkesa: të përshpejtoni reformat sepse këto investime shkojnë së bashku më përpjekjet për reforma”.

“”Sa i përket liberalizimit të vizave, nuk ka asnjë takim të vetëm që nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Unë po përpiqem që t’i bindi shtetet anëtarë të BE-së që të ofrohet liberalizimi i vizave për Kosovën”.

“Vlerësimi ynë është që i keni përmbushur të gjitha kushtet, por ky vlerësim nuk mjafton. Ne duhet t’i bindim shtetet anëtare të BE-së për një gjë të tillë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close