Azilkërkuesit në rënie

ATSH/ Të dhënat për emigracionin e shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian tregojnë një ndryshim të arsyeve në pjesën e parë dhe të dytë të dekadës që kemi lënë.

Statistikat flasin për më shumë emigracion në periudhën 2008-2013 sa i përket punësimeve, ndërsa më shumë emigracion në periudhën 2014-2019 sa i përket bashkimeve familjare dhe edukimit e shkollimit.

Referuar të dhënave mbi lejet e qëndrimit në BE vihet re se gjatë periudhës 2008-2013 janë dhënë 363 598 leje qëndrimi ose mesatarisht 60 600 leje qëndrimi në vit.

Ndërsa gjatë periudhës 2014-2019 janë dhënë 318 239 leje qëndrimi ose mesatarisht 53 040 leje në vit.

Sipas këtyre të dhënave ka një ulje me 12.5% gjatë periudhës 2014-2019 krahasuar me  periudhën 2008-2013.

Ndërkohë lejet e qëndrimit për motive familjare (bashkim familjeje) kanë qene 46,6% në periudhën 2008-2013, ndërsa për periudhën 2014-2019, ishin 55,4%.

Po ashtu gjatë periudhës 2014-2019 ka një rritje edhe tek lejet për edukim/shkollim, ndërkohë që për punësim kanë një rënie nga 31,2% gjatë periudhës 2008-2013 në 11,9% e totalit në periudhën 2014-2019.

Përsa i përket krahasimit me vendet e rajonit, vihet re se lejet e qëndrimit për Shqipërinë jepen në mënyrë të konsiderueshme më shumë për arsye familjare sesa Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Ky fenomen mund të jetë i lidhur me numrin e lartë të emigrantëve që ka vendi ynë në Greqi dhe Itali të larguar që nga fillimi i viteve ’90 dhe referuar të gjitha studimeve periudha pas 15 vjetësh është periudha ku vihen re fenomenet e bashkimeve familjare ose shkëputjet nga marrëdhëniet me vendin e tyre.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close