Hoti i shqetësuar nga tërheqja amerikane në përzgjedhjen e kryeprokurorëve

Kryeministri Avdullah Hoti u shpreh i shqetësuar me vendimin e Ambasadës së SHBA-së për t’u tërhequr nga monitorimi i përzgjedhjes së kryeprokrorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit tha se shqetësimet e amerikanëve do të merren seriozisht, dnërsa kujtoi se qeveria e tij po punon për reformën në drejtësi.

“Jam thellë i shqetësuar nga vendimi i Ambasadës së SHBA-ve për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht. Vetëm një proces transparent, pa asnjë konflikt interesi apo ndikimi politik, siguron përzgjedhje mbi baza të meritës. Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, po punon në reformën në drejtësi, përfshirë vettingun. Ky proces do të sigurojë një sistem të drejtësisë transparent, me llogaridhënie të brendshme dhe kontroll reciprok”, shkroi Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close