Hoti pezullon vendimin për deportimin e këshilltarit të Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pezulluar vendimin për refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm për Tienmu Ma që ka shërbyer si këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku kryeministri Hoti thotë se pezullimi vlen deri në një hetim të plotë nga institucioni i Avokatit të Popullit.

Kreu i ekzekutivit ofroi bashkëpunimin e plotë rreth kësaj çështje.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bazuar në fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ka marrë vendim për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve A. Nr. 555/2020 me nr. prot A. nr. 1571/2020, të datës 01.10.2020, sipas kërkesës nga Avokati i Popullit.

1. Vendimit Nr. Ref. 116/2020 i Komisionit të Ankesave për të Huajt, i datës 21.09.2020 me të cilën i refuzohet ankesa z.Tienmu Ma, e parashtruar kundër vendimit të shkallës së parë;

2. Vendimit Nr. 02224/20 mbi refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm i datës 20.8.2020; dhe

3. Vendimit Nr. 00174/20 për largimin vullnetar të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim – Divizioni për të Huajt, i datës 21.8.2020.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close