Ministrja Haradinaj-Stublla: Vizita e ministrit grek ka një rëndësi të veçantë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla po pret sot në takim homologun e saj grek, ministrin e jashtëm Nikos Dendias.

Për pak minuta Dendias pritet që të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Para arritjes së ministrit grek, Haradinaj tha se ky takim është i rëndësisë së veçantë, në funksion të ndërtimit të aspiratës për njohje.

“Vizita e sotme e ministrit grek në Kosovë është e një rëndësie e veçantë, siç e dini Greqia përveç që është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, është edhe shtet i rajonit. Andaj këtu përkundër faktit që ka qenë një shtet mosnjohjes në mesin e pesë shteteve mosnjohëse të BE-së, Greqia ka vënë një standard të lartë të bashkëpunimit dhe konstruktivitetit ndaj Kosovës, republikës sonë dhe qytetarëve tanë. Dhe siç e dini është po ashtu një sinjal i mirë që marrëdhëniet tona po thellohen, po intensifikohen raportet. Por edhe po ndërtohet një themel shumë i fuqishëm në funksion të ndërtimit të aspiratës tonë që shkon drejt njohjes. Andaj besoj që kjo është ngjarje mjaft e rëndësishme për Kosovën, dhe besoj që sot gjatë ditës do të kemi kohë dhe mundësi që në detaje me ministrin të diskutojmë edhe modalitetet; fushat dhe interesit të përbashkët në të cilat mund të punonim për të thelluar dhe për të fuqizuar marrëdhënien tona bilaterale”, tha ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close