Policia deklarohet për situatën tek AKI-ja, arrestohet një person

Njësitet e shumta policore kanë rrethuar objektin e AKI-së. Aty mëngjesin e sotëm një person i dyshuar është gjetur në veturën e tij, për çka edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes e ku personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor.

“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore”, tha Kelani, transmeton KosovaPress.

Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close