SHBA fut në listë të zezë gjithë sektorin bankar të Iranit

Uashingtoni ka futur në listë të zezë të gjithë sektorin financiar të Iranit.

Vendimi prek 18 banka iraniane, të cilat, deri më tash, u kanë shpëtuar sanksioneve, të vendosura nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.

Rrjedhimisht, institucionet e huaja financiare që mund të bëjnë biznese me këto banka, do të ndëshkohen.

“Programi ynë i sanksioneve do të vazhdojë derisa Irani të ndalojë mbështetjen e tij për aktivitetet terroriste dhe t’i japë fund programit të tij bërthamor”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, duke shtuar se vendimi i fundit “do të vazhdojë të lejojë transaksione humanitare për të mbështetur popullin iranian”.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha se SHBA-ja goditi “kanalet e mbetura të Iranit për të paguar ushqim dhe ilaçe” në kohën e pandemisë së koronavirusit.

“Iranianët do ta mbijetojnë këtë mizori të fundit”, shkroi Zarif në Twitter.

Administrata amerikane ka nisur të rikthejë sanksionet kundër Iranit prejse preseidenti Trump është tërhequr nga një marrëveshje bërthamore, dy vjet më parë.

Me këtë marrëveshje, të nënshkruar midis Iranit dhe fuqive botërore në vitin 2015, Republika Islamike është pajtuar të frenojë programin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Trump, megjithatë, ka insistuar se marrëveshja nuk e adreson programin me raketa bërthamore dhe balistike të Iranit.

Trump ka thënë se tërhiqet nga marrëveshja për ta detyruar Teheranin që të negociojë marrëveshje të re.

Irani, në anën tjetër, nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, por ka nisur të shkelë dispozitat e marrëveshjes së vitit 2015.

Sanksionet amerikane “kanë në shënjestër regjimin dhe zyrtarët e tij të korruptuar, që kanë përdorur pasurinë e popullit iranian për të ushqyer një kauzë radikale, revolucionare, që ka sjellë vuajtje në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, tha përmes një deklarate sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close