`Sistem i prishur`, amerikanët tërhiqen nga konkursi për kryeprokurorë

Ambasada amerikane është tërhequr të premten nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.

Përmes një reagimi të ashpër ndaj këtyre dorëheqjeve, ambasada ka kritikuar mungesën e transparencës dhe konfliktin e interesit.

“Për vjet me radhë, ambasada amerikane ka luajtur rol monitorues dhe mbikëqyrës në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese janë rrënjësisht të prishura. Atyre u mungon transparenca dhe i ekspozohen gjithnjë e më shumë konfliktit të interesit”, shkruhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

Sipas ambasadës, teksa vazhdimi i pjesëmarrjes në këtë proces do të mund të “keqinterpretohej si përkrahje e këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim më pjesë në të”.

“Prokurorët duhet të zgjidhen mbi bazën e kualifikimeve të tyre, jo përkatësive politike apo lidhjeve. Ndërrimet në kornizën ligjore të KPK-së janë të domosdoshme për kthimin e transparencës dhe drejtësisë në këtë sistem. Rrjedhimisht, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbështesin përpjekjet e Ministrit të Drejtësisë që ta përmbyllin menjëherë Rishikimin Funksional”, përfundon reagimi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close