The Economist: Nga Nënë Tereza dhe Enver Hoxha tek Lipa, Ora, Bebe Rexha

Deri vonë, shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza (një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot vrasës). Tani shenjtorit dhe mëkatarit duhet t`i shtohen edhe këngëtarët.

Ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues mujorë në Spotify, një platformë muzikore. Bebe Rexha ka 24 milionë. Rita Ora (në foto) ka mbajtur vendin e parë në Britani të Madhe me pesë këngë singël si dhe ka qenë njëra nga anëtaret e jurisë në “the x Factor”.
Era Istrefi  ndërkaq ka kënduar në Kupën e Botës në futboll në 2018.
Njomza Vitia, një kantautor dhe Labinot Gashi, një reper, gëzojnë ndjekje globale nga shumë adhurues. Singli joshës i Ava Max “Sëeet but psycho” konsiderohet botërisht më argëtues sesa oferta letrare e Hoxhës, “Shqipëria sfidon revizionizmin Hrushov”.
Të gjithë këta megayje të trashëgimisë shqiptare përveç znj. Istrefi u rritën në diasporë.
Znj. Lipa, Znj. Max, Znj. Rexha dhe Znj. Vitia kanë lindur, respektivisht, kanë lindur në Londër, Milëaukee, Brooklyn dhe afër Stuttgartit. Vetëm Max ka rrënjë në vetë Shqipërinë; pjesa tjetër janë me prejardhje kosovare, përveç zonjës Rexha, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë historisë, thotë Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipas, shqiptarët janë shtypur, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “duke pasur rastin, ne shkëlqejmë”.
Yjet e diasporës shpesh interpretojnë në vendlindjen e tyre, duke u mbështjellë me flamuj kosovarë ose shqiptarë.
Besa Luci, redaktore e revistës Kosovo 2.0, thotë se duket qartë se ata ndiejnë nevojën për të përfaqësuar kombin duke marrë në këmbim dashuri të pakufishme.
“Në zemrën time rrjedh gjak shqiptar”, tha zonja Rexha gjatë një vizite në Shqipëri.
Në korrik, një postim i një harte që asoconte me nacionalistët ekstremë shqiptarë e tregonte një Shqipëri të madhe të Madhe nga Dua Lipa, shkaktoi shumë polemika.
Ajo më vonë tha se postimi i saj ishte “keqinterpretuar”.
Prindërit e yjeve që u rritën jashtë vendit u larguan nga Ballkani në fillimet e trazuara të viteve 1990. Por nuk ishte gjithmonë një histori e refugjatëve rreckamanë që krijojnë pasuri.
Familjet Ora dhe Lipa ishin pjesë e elitës së Kosovës. Të dy vajzat ndoqën një shkollë të lartë të artit performues në Londër.
Yjet e muzikës pop, së bashku me një tufë futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore në të gjithë Evropën, luajnë një “rol tepër të rëndësishëm” për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve nga ai i konfliktit, thotë Petrit Selimi, një ish-ministër i jashtëm i Kosovës.
Në vitin 2016, një Rita Ora cuditërisht e qetë, interpretoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

Përktheu & përshtati: Zejnepe Qorraj, RTKlive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close