Haki Rugova dyshohet se jashtëligjshëm ia dha një familjari pronën e Komunës

Për të dytën herë kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, do të përballet me drejtësinë, për dyshimet se në cilësinë e kryetarit të komunës i ka krijuar favore të mëdha financiare kompanisë së një familjari.

Arrestimi i Rugovës së bashku me ish-nënkryetarin e Komunës, Lulzim Blakaj, e një zyrtar tjetër të Komunës, Faton Bujupi, lidhet me dhënien e disa parcelave të Komunës, të cilat janë shfrytëzuar për gurëthyes.

“4 vendime të Kuvendit Komunal për dhënie të Parcelave publike në shfrytëzim për gurthyes” ka thënë avokati Besnik Berisha mbrëmë në RTK, teksa ka treguar arsyen e arrestimit të klientit të tij, Haki Rugovës.

Në Komunën e Istogut nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.

Policia e Kosovës, pa folur për identitete, ka treguar dyshimet fillestare për këta zyrtarë.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit e Drejtorisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, më 9.10.2020, kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria në Pejë iu ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Dhënia e dy parcelave të komunave në shfrytëzim për këtë kompani është bërë dy vjet më parë. Në vitin 2018, nënkryetar i Komunës ishte Lulzim Blakaj.

“Kryetari nuk i ka nënshkruar vetë kontratat. E ka shmangur konfliktin e interesit. Pra, nënkryetari i ka nënshkruar”, ka thënë ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close