Instituti Sizmologjik: Kosova u godit nga gjashtë tërmete

Rreth orës 08:00 të mëngjesit, në Kosovë ka pasur sërish tërmet me magnitudë 2.1 sipas shkallës Rihter. Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte ne jug-perendim të Prishtines, zona Bardhi madh-Batushë-Sllatinë. Këtë e ka konfirmuar edhe Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, ku tha se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 6 tërmete me intensitet të ulët 1.5 deri 2.3 shkall Richter.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 10/10/2020 n’ora 8:01 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 2.1 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 4 km. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhe 6 tërmete me një intensitet te ulet 1.5-2.3 shkallës Richter. Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte ne jug-perendim të Prishtines, zona Bardhi madh-Batushë-Sllatinë”, ka bërë të ditur Mustafa për Metron.

Tutje ai tha se tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Regjionit te Prishtinës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close