KPK ka marrë dhe e ka pranuar me shqetësim reagimin e Ambasadës Amerikane

Më kërkesë të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, është mbajtur takimi i 187-të i jashtëzakonshëm, i mbyllur, i KPK-së.

Pikë e vetme e rendit të ditës e këtij takim ishte diskutimi lidhur me reagimin e Ambasadës Amerikane.

Me këtë rast, Këshilli ka marrë dhe e ka pranuar me shqetësim reagimin e Ambasadës Amerikane lidhur me procesin e zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të Këshillit dhe kryeprokurorëve. Andaj, pas diskutimeve, anëtarët e KPK-së kanë dalur me përfundimet si në vijim:

1.      Obligohen të gjithë eproret që në rast se informohen për ndonjë ndikim të papërshtatshëm gjatë proceseve të zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorëve ta raportojnë të njëjtin, po ashtu ndalohet çfarëdo ndikimi nga eproret gjatë proceseve të cekura me lartë;

2.      Të rregullohet me ligj, nga institucionet kompetente, procedura në atë mënyrë që anëtarët prokurorë të KPK-së të mos kenë të drejtë të aplikojnë për kryeprokurorë gjatë mandatit të anëtarit të Këshillit, dhe anasjelltas;

3.      Anëtarët prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorët do të zgjedhen në bazë të meritokracisë;

4.      Kushdo që do të ndikojë në proceset e vlerësimit dhe votimit për anëtarë prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorë mund të rezultojë me largim nga gara dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tyre;

5.      I rekomandohet Ministrisë së Drejtësisë që në afat sa më të shpejtë të ndërmarr veprime drejt ndryshimeve ligjore ku përcaktohen rregulla strikte për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe emërimin e kryeprokurorëve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close