Përzgjedhja e kryeprokurorëve, pas SHBA’së tërhiqet edhe BE’ja

Zyra e BE’së në Kosovë ka konfirmuar për Gazetën Express se Bashkimi Evropian është tërhequr nga procesi i monitorimit të zgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës, një ditë pas tërheqjes së ambasadës së ShBA’së nga ky proces. Zëdhënësja për media pranë Zyrës së BE’së në Kosovë, Dinka Zhivalj tha për Express se Bashkimi Evropian ka pikëpyetje rreth këtij procesi dhe ka vendosur të tërhiqet nga mbikëqyrja.

“Ne i kemi vërejtur shqetësimet e shprehura nga ShBA-ja. BE-ja gjithashtu i ka pyetjet e veta dhe gjithashtu ka vendosur të mos monitorojë deri në kohën kur i tërë procesi të rishikohet dhe të kryhet në vijë me ligjet dhe rregullat relevante.”, ka thënë ajo për Express.

Dje, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, nëpërmjet një deklarate , ka thënë se proceset e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryeprokurorëve, janë prishur në themel.

“Ambasada Amerikane ka luajtur një rol monitorues dhe mentorues në proceset për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe për të zgjedhur kryeprokurorët. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese tani janë prishur në themel. Atyre u mungon transparenca dhe u nënshtrohen konflikteve në rritje të interesit”, thuhej në deklaratën e Ambasadës.

Ambasada e SHBA-së thotë se më nuk do të marrë pjesë në këto procese, pasi “përfshirja e mëtejshme e Ambasadës mund të interpretohet në mënyrë të gabuar si një miratim i këtij sistemi të prishur”.

“Prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo në bazë të përkatësisë politike ose lidhjeve”, thuhet në deklaratë.

Ambasada thekson se janë të nevojshme ndryshimet në kornizën ligjore që mbështet KPK-në për të rivendosur transparencën dhe drejtësinë e këtij sistemi.

“Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështesin përpjekjet e ministrit të Drejtësisë për të përfunduar menjëherë rishikimin funksional”, thuhej tutje në deklaratë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close