Podgoricë: Zdravko Krivokapic ngarkohet me formimin e qeverisë së ardhshme

Pas fitores së Frontit Demokratik në zgjedhjet parlamentare në gusht, Gjukanoviç ngarkon liderin e opozitës me formimin e qeverisë së re.

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç ngarkoi liderin e opozitës, Zdravko Krivokapic, me formimin e qeverisë së ardhshme. 62-vjeçari ishte në zgjedhjet parlamentare në gusht, kandidati kryesor i lidhjes aleancës më të madhe opozitare të kryesuar nga Fronti Demokratik (DF).

Zdravko Krivokapic, është profesor i inxhinierisë mekanike dhe nuk i përket Fronti Demokratik pro-serb. Së bashku me dy grupe më të vogla, pro-perëndimore, aleanca fitoi 41 nga 80 vende që ka parlamenti i Malit të Zi.

Vazhdimësi në politikën e jashtme

Fronti Demokratik si forca më e fortë në koalicionin e ardhshëm konsiderohet si pro-ruse. Por me dy partnerët e mundshëm – demokratët liberalë dhe partinë URA – PD ka rënë dakord për një lloj vazhdimësie në politikën e jashtme.

Kështu nuk pritet të vihet në pikëpyetje anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, që ekziston që nga viti 2017. Po ashtu nuk pritet të anulohet njohja e Kosovës.

Gjukanoviçi, i cili konsiderohej si i plotfuqishëm mund të ndeshë tani në kufizime nga një shumicë qeveritare e kundërshtarëve politik.

Gjukanoviçi konsiderohet në BE si garantues për orientimin pro-perëndimor të vendit, por kritikët e akuzojnë për korrupsion masiv, përfshirje në krimin e organizuar dhe shtypjen e mediave kritike.

Pas pavarësisë nga Serbia në vitin 2006 Malin e Zi ka nisur negociatat pranimin në Bashkimin Evropian në vitin 2012.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close