Testi i Maturës me më pak nxënës dhe respektim më të mirë të masave

Për rreth 8300 nxënës që e kanë paraqitur testin e Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë, po mbajnë testin në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën. Afatit të dytë në provimin e Maturës Shtetërore, në gjimnazin “Sami Frashëri”, në Prishtinë u janë nënshtruar 77 nxënës.

Në hyrje të shkollës atyre u është matur temperatura, përderisa klasat kanë qen të pajisura me dezinfektues dhe masa të tjera për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”, Fetah Fejzullahu, tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit.

Derisa ka theksuar se në të gjitha klasat janë të vendosur vetëm nga 11 nxënës.

Zenjullahu: Në Gjimnazin “Sami Frashëri”, 77 nxënës i nënshtrohen testit

“Siç e dini sot pjesa e dytë e testit të maturës mbahet në Republikën e Kosovës. Në gjimnazin “Sami Frashëri”, 77 nxënës i nënshtrohen testit…Në orën 10 ka filluar shpërndarja e testeve, tash të shohim mbarëvajtjen…Nga fillimi i procesit mësimor përgatitjet kanë qenë të gjitha, kështu që ne vetëm i kemi pasur listat, i kemi përgatit klasat, ku mbi 11 vet nuk janë nëpër klasë, mjetet dezinfektuese janë dhe vetëm i urojmë sukses”, ka thënë ai.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se në procesin e testit të maturës, janë të angazhuar 252 komisionerë, 900 administrues dhe 84 mbikëqyrës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close