Isa Mustafa (LDK):” Arrestimi i Haki Rugovës me prapavijë politike”

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas caktimit të masës së arrestit shtëpiak të kryetarit të Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova.

Mustafa në një konferencë për media tha se arrestimi i Haki Rugovës është bërë pa asnjë bazë ligjore dhe se ky arrest është kryer në ditën kur është raportuar për 100 ditëshin e Qeverisë, që sipas tij, dyshohet se ka pasur për qëllim njollosjen e Qeverisë.

“Në emër të LDK-së kërkoj të zhvillohet sa ma shpejt procesi gjyqësor, të vërtetohet bazueshmëria ligjore e akuzave ndaj Haki Rugovës, në qoftë se ky proces zhagitet, ne konsiderojmë se arrestimi, degradimi para opinionit si kryetar i komunës, si nënkryetar i LDK-së, si familjar është bërë me qëllime politike që ta dëmtojë atë personalisht dhe ta dëmtojë LDK-në. Arrestimi është kryer në ditën kur është raportuar për 100 ditëshin e Qeverisë, sepse ska asnjë aferë korruptive, dhe ne dyshojmë që është tentuar të njolloset kjo Qeveri”, tha Mustafa.

Gjykata Themelore në Pejë sot ka marrë vendim që t’ia caktojë masën e arrestit shtëpiak  prej 1 muaji kreut të Komunës së Istogut, Haki Rugovës.

Rugova është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke u dhënë familjarëve tokë të komunës. Një gurëthyes është arsyeja e arrestimit të kryetarit të Istogut. Ai dyshohet se i dha në shfrytëzim një parcelë publike familjarëve të tij, të cilët ushtrojnë këtë veprimtari./Express/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close