Kryeministri Hoti: Javët në vijim pritet rritje e infektimeve, do t’i shtrëngojmë masat

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se në javët në vijim mund të ketë rritje të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë dhe si rezultat i kësaj pritet që të shtrëngohen edhe masat.

Për një gjë të tillë Hoti ka kërkuar edhe mirëkuptimin e qytetarëve, shkruan Gazeta Express.

“Rreziku nga një valë re e Covid-19 në Kosovë është shumë i madh.

Në dy javët e fundit, numri i të prekurve ka qenë në rënie, me rreth 30 raste aktive për çdo 100 mijë banorë. Por, parashikimet janë se ky numër shpejt mund të kalojë shifrën prej 50, dhe atëherë sipas protokolleve duhet shtrënguar masat, siç po ndodh në shumicën e vendeve të BE-së”, ka shkruar Hoti.

“Brenda javës së fundit është shtuar me 30% numri i hospitalizimeve. Në anën tjetër, nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 si përqindje e numrit të nxënësve të testuar është i lartë, që është rrezik serioz i përhapjes së virusit”, ka shtuar ai.

“Prandaj, të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarë, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga covid-19 dhe masa të tjera.

Inspektoratet dhe institucionet e tjera mbështetëse, qëndrore dhe lokale, do të përgatisin planet e tyre të veprimit për të mbikëqyrë zbatimin e masave”, ka përfunduar kreu i Qeverisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close