Robin Krasniqi kampion bote në boks

ATSH/ Boksieri me origjinë shqiptare Robin Krasniqi është kurorëzuar mbrëmë kampion bote për titujt IBO dhe WBA, duke përmbushur një ndër arritjet më të mëdha në karrierën e tij. Ai mposhti me nokaut kundërshtarin e tij, gjermanin Bosel.

Pas fitores së Krasniqit ka reaguar dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, duke u shprehur se me fitoren e tij, Krasniqi bëri krenar gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.

“Bravo kampioni i ri i botës Robin Krasniqi. Na bëre krenarë të gjithë ne shqiptarët anë e mbanë globit. 33-vjeçari Robin Krasniqi arriti të rrëzojë me K.O. në raundin e tretë gjermanin Dominic Boesel në një ndeshje që foli totalisht për të duke u bërë i pari shqiptar kampion bote në boks”,- u shpreh Balla.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close