Sot zhvillohet ndeshja e futbollit Kosovë-Slloveni

Me fillim nga ora 20:45 fillon ndeshja Kosovë-Slloveni. Përfaqesuesja e Kosovës kërkon që pas disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut, ndeshje ajo e vlefshme për “Euro2020”, të gjejë rrugën drejt një fitore të mundshme ndaj Sllovenisë.

Kosova në renditjen tabelare në grupin C qëndron në vendin e tretë, ku ka arritur të grumbullojë vetë një pikë, ndërsa Kombëtarja e Sllovenisë qëndron në një pozitë të favorshme ku ndan pikët e njëjta me Greqinë, respektivisht këto dy kombëtaret e fundit kanë nga katër pikë.

“Dardanët” kanë përfunduar seancat stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” ku edhe do luajnë sonte. Po ashtu, i gjithë stafi dhe lojtarët janë testuar për Covid-19 ku asnjë test nuk ka rezultuar pozitivë dhe janë të gatshëm sot ndaj Sllovenisë.

Tekniku i Kosovës, Challandes ka deklaruar se do jetë një përballje shumë e vështirë pasi që lojtarët janë të lodhur pas ndeshjes me Greqinë, por pret që ta japin më të mirën drejt një fitore të mundshme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close