Zemaj, ashpër kundër lejimit të dasmave, burime të infeksioneve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dalë ashpër kundër lejimit të dasmave në Kosovë, pasi që sipas tij ato mund të bëhen burim i infeksionit të COVID-19.

Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se mbajtja e dasmave do ta lëndonte rëndë disiplinën dhe rekomandimet që janë në fuqi për luftën kundër COVID-19, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se dasmat mund të jenë burim infeksione, dhe se sipas tij kjo nuk mund të lejohet.

“Dasmat, mund të bëhen burim i infeksionit dhe kjo është e palejueshme. Tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të objekteve ku janë mbajtur ato, në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë. Ndërsa, në lagjen Arbëria në Prishtinë, është mbyllur një lokal nate dhe po ashtu janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të këtij lokali”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Rikthimi i tubimeve të qytetarëve, edhe të dasmave tradicionale, lëndon rëndë disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.

Dasmat, mund të bëhen burim i infeksionit dhe kjo është e palejueshme. Tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të objekteve ku janë mbajtur ato, në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë. Ndërsa, në lagjen Arbëria në Prishtinë, është mbyllur një lokal nate dhe po ashtu janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të këtij lokali.

Prioritet yni mbetet shëndeti i qytetarëve, për këtë kemi sjell rregullore të cilat e mbrojnë shëndetin e qytetarëve.

Kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja.

Dasmat dhe çdo tubim tjetër që mund të jetë burim i virusit Covid 19, do të pengohet dhe mbyllet në pajtim me rregulloren për pengimin dhe luftimin e virusit.

Ligji është shumë i qartë, duhet vetëm të zbatohet!.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close