Mbyllet shkolla fillore “Pjetër Bogdani”, mësimdhënësit me Coronavirus

Shkolla fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, është mbyllur për shkak se tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

Shala pohoi se tashmë kjo shkollë do të kalojë në skenarin C, mbajtjen e mësimit online.

“Shkolla Pjetër Bogdani ka kaluar në skenarin C-mësim online me rekomandim të IKSHPK-së. Kanë rezultuar pozitivë tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik”, tha ajo.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 68 raste të reja me COVID-19, kurse vetëm në Prishtinë 21./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close