Rusia reagoi ndaj seancës së fundit të përbashkët të dy qeverive shqiptare,Kosovë -Shqipëri:”Pa marrë parasysh se si e maskoni – Kosova është pjesë e Serbisë”

Siç raportohet nga mediat serbe Moska zyrtare ka reaguar me rastin e seancës së fundit të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Siç theksojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Moskë, “Tirana dhe Prishtina vazhdojnë të shtyjnë vijën e Shqipërisë së Madhe, pavarësisht se si i maskojnë planet e tyre. Veprime të tilla paraqesin një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.”

Kjo ministri e ka parë “me shqetësim” njoftimin se një seancë e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe Kosovës.

– Teza për domosdoshmërinë e “fshirjes së kufijve” midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund e të mos shkaktojë shqetësim. Ne do të dëshironim t’ju kujtojmë se Kosova (dhe kjo konfirmohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) është një pjesë integrale e Serbisë dhe interpretimi i lirë i parimit të integritetit territorial kur bëhet fjalë për një vend sovran nuk mund të kuptohet ndryshe nga sa si ndërhyrje brutale në punët e saj të brendshme.”Kështu shkruan në një deklaratë e botuar në faqen e internetit të Ministrisë Ruse.

Siç pretendohet më tutje nga kjo ministri “njoftimi i qëllimeve të tilla dëmton procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, duke anuluar përpjekjet që synojnë gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët për problemin brenda dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.”

Në të njëjtën mënyrë, Moska vlerësoi marrëveshjet e arritura në atë takim, të cilat parashikojnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në fusha të shumta ekonomike.

“Ekziston një përshtypje e qartë se Prishtina dhe Tirana, pavarësisht nga natyra e dyshimtë e e rrezikshme e afrimit të tyre, vazhdojnë të shtyjnë vijën e Shqipërisë së Madhe pa marrë parasysh se çfarë maskojnë planet e tyre. Veprime të tilla paraqesin një rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan” theksojnë dhe shtiren se po brengosen në Ministrinë Ruse.

Dhe sipas tyre bashkësia ndërkombëtare ,sidomos Bashkimi Europian duhet të reagojnë pasi që kanë edhe rolin udhëheqës në dialogun Kosovë-Serbi.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close