Ultimate magazine theme for WordPress.

Trusti publikon numrin e kontribuesve sipas vlerës që kanë në llogari

Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar sot në lexim të parë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Projektligji parasheh plotësimin e një sërë ligjesh, i cili përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Trusti ka publikuar të dhënat sesa është vlera që qytetarët i kanë në xhirollogaritë e tyre.

Sipas Trustit, rreth 213 kontributpagues kanë deri në 1 000 euro në llogaritë e tyre, apo 33 për qind e kontribuuesve.

Po ashtu, deri 5 000 euro kanë 30 për qind e kontributpaguesve, apo rreth 195 mijë qytetarë.

Deri në 100 euro në llogaritë e tyre në Trust i kanë 105 mijë qytetarë.

Nga numri total i kontribuueseve në Trust, 12 për qind e tyre kanë deri 10 mijë euro.

Deri në 20 mijë euro në llogari kanë mbi 40 mijë qytetarë, kurse mbi këtë vlerë janë rreth 13 mijë qytetarë apo vetëm 2 për qind e kontribuueseve.

Aktualisht sipas Trustit, numri i përgjithshëm i kontribuueseve është 639 264.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close