Bajrami: Mbështetja për një të punësuar rreth 290 euro

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në konferencë për media ka thënë se sot e nesër do të kryhen pagesat për bizneset.

Ajo ka bërë të ditur bizneset janë mbështetur deri në 290 euro për punëtor.

“Për shkak të gabimeve të shumta gjatë aplikimeve jemi vonuar kaq shumë. Tani i kemi në proces mbi 15 ndërmarrje, sot pasdite e nesër paradite pritet të kryhen të gjitha këto pagesa”, ka thënë Bajrami.

“Sot kemi pasur disa raste kur janë kthyer qindra pagesa për shkak të xhirollogarisë gabim. 60 milionëshi është alokuar. Kemi marr si indikator numrin e të punësuarve, mjetet u shkojnë bizneseve si lehtësim. Mbështetja për një të punësuar do të jetë rreth 290 euro, kjo varësisht prej numrit të punëtorëve”.

Derisa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se 36.679 biznese janë në listën finale për Pakon e Rimëkëmbjes për subvencionimin e pagave, pako në vlerë prej 60 milionë euro.

Ai ka thënë se ka filluar zbatimi i vendimit të marrë nga Qeveria më 28 shtator.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 28 shtator 2020. Me të cilën parashihej mbështetje direkte për sektorin privat nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike. Masat e parapara me këtë vendim të 28 shtatorit janë punuar në bashkëpunim me bizneset, e asociacionet e bizneseve. Kriteret kanë qenë të qarta, pa procedurë të aplikimit, por të qarta e objektive. Në listën finale për pakon në vlerë 60 milionë euro janë kualifikuar 36.679 biznese. Janë deklaruar në total 206.652 punëtorë. Më së shumti do të përfitojmë bizneset e vogla. Firmat deri në dhjetë punëtorë 45.5 për qind, 11-20 punëtorë 26.67 për qind e kështu me radhë. Falënderojë Komisionin që ka përfunduar finalizimin e kësaj liste në kohë rekorde”, ka thënë Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close