Kryeministri Hoti pas takimit me Lajçakun: Me Serbinë flasim vetëm për njohje reciproke

Kryeministri Avdullah Hoti në konferencën për media pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova në asnjë mënyrë nuk është duke e bllokuar dialogun.

“Vizita e Lajçakut është në momentin e duhur për të bërë vlerësim për procesin e dialogut dhe për planet e takimeve të ardhshme. Ka tema të vështira siç është Asociacioni, të cilave do t’u qasemi sipas zotimeve që i kemi bërë para Kuvendit dhe para qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se është dakorduar edhe me partnerët ndërkombëtarë që Kosova ulet në tavolinën e bisedimeve vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke.

“Kosova për herë të parë ka qasje konstruktive në dialog, dhe nuk jemi duke e bllokuar atë. Pas dy viteve të bllokadës kemi hyrë në këtë proces dhe është mbrri dakordim edhe me partnerët ndërkombëtarë që të  ulemi në tavolinën e bisedimeve vetëm për marrëveshje përfundimtare për normalizm të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke”, ka thënë ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close