Lajçak në Kosovë, në përpjekje “për të zhbllokuar çështjen e Asociacionit”

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, qëndron sot në Kosovë.

Në Bruksel konfirmuan se Lajçak do të vizitojë edhe Serbinë, për, siç u tha, “zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Kjo çështje duket se ka shkaktuar ngecje në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kosova thotë se nuk dëshiron të bisedojë më për të, por Serbia insiston në të kundërtën.

Formimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Të hënën në Luksemburg, Lajçak iu adresua ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Pas këtij takimi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një proces kompleks, por shprehu bindjen se arritja e një marrëveshjeje finale është çështje muajsh, e jo vitesh.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close