Partia Demokratike e Socialistëve (DPS):Mali i Zi nuk është shtet serb,siç aludon mandatari Krivokapiq!

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e opozitës, Milo Gjukanoviqit, kritikoi ashpër sot mandatarin për kryeministër Zdravko Krivokapiq.

Siç thonë ata, ai,Krivokapiq përsëri diskriminoi të gjithë ata qytetarë të Malit të Zi që nuk deklarohen si serbë, dhe kjo, shtojnë ata, është më shumë se 70 përqindshi i qytetarëve të Malit të Zi.

“Me aludimin që ai bëri se Mali i Zi është një shtet serb, Krivokapiq po kthehet në matricën e tij ideologjike, të cilën ai padyshim e la vetëm për një kohë të shkurtër, në mënyrë që të bëhej kryeministër,” thuhet në deklaratën e DPS dorëzuar agjensisë Tanjug.

Ata deklarojnë se Krivokapiq mund, siç thonë ata, “privatisht të përkulet dhe puthë duart e klerikëve të Kishës Ortodokse Serbe, mund të marrë fotografi me flamujt e Republikës së Serbisë në fushatë dhe të serbizojë në ahengje private”.

“Por kur ai vepron si i mandatuar për kryeministër i shtetit të Malit të Zi, atëherë ai duhet të respektojë të gjithë qytetarët dhe të veprojë në përputhje me Kushtetutën, sipas së cilës shteti ynë është i qytetarve,e jo shtet serb. Dhe në përputhje me marrëveshjen që ai nënshkroi kohët e fundit me partnerët e tij të koalicionit.” , thonë në DPS.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close