Ambasadori Kosnett: Do të vazhdojmë të punojmë për njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett është takuar me emisarin special të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.

Ai në një postim në Twitter ka theksuar se marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik duhet të plotësojë procesin e tanishëm të dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

“I kënaqur për takimin me Lajçak për të diskutuar interesat e përbashkëta në dialogun në vazhdim. Marrëveshjet e Uashingtonit plotësojnë këtë proces të udhëhequr nga BE. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta – normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, shkruan diplomati amerikan.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close