Deputeti i AAK-së kundër ministrit të Nismës

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, po kundërshton vendimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, që veteranët të lajmërohen dy herë në vit në zyrat e MPMS-së.

Përmes një postimi në Facebook, Syla ka kërkuar nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica që ta rishikojë këtë vendim.

“Pas vendimit të marrë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku çdo veterani i duhet të lajmërohet në zyret e Ministrisë dy herë në vit, për të deklaruar që janë gjallë, shpreh kundërshtimin tim ndaj vendimit, i cili edhe pse mund të ketë qëllim të mirë, zbatimi i tij është në kohën e gabuar. Andaj kërkoj nga ju që të rishikoni këtë vendim dhe të shtyni zbatimin e tij deri pas përfundimit të gjendjes pandemike”, ka shkruar Syla.

Syla ka thënë se grumbullimi i veteranëve pranë zyrave të MPMS-së, rrezikon edhe shëndetin publik në rrethana pandemie.

“Grumbullimi i veteranëve pranë zyrave të ministrisë që ju e drejtoni, është përpos i ndaluar, ashtu edhe i rrezikshëm për shëndetin publik, sepse grumbullime të tilla mund të bëhen vatra të përhapjes së virusit”, është shprehur Syla.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close