Kryeministri Hoti paralajmëron shtrëngim të masave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën për medie ku mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, kërkoi përgjegjësi nga institucionet sa i përket menaxhimit të pandemisë.

Hoti tha se numri i rasteve është shtuar për shkak të gastronomisë, por edhe institucioneve publike.

“Rastet po shtohen, po vjen nga gastronomia. Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Institucionet duhet të marrin masa”.

Sipas Hotit, në rast se nuk përmirësohet gjendja do të duhet të rikthehet “shtrëngimi i masave”.

“Zakonisht nëpër barnatore e furra. Duhet të shkojmë gjithçka që të mos marrim masa të tilla”.

Hoti shtoi se do të bëhen grupe punues të inspektoratit sanitar e të tregut.

“75 punëtorë të inspektoratit shtesë janë shtuar në terren”, tha ai raporton EO.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se Kosova duhet ta mbajë disiplinën e deritashme.

“Nuk mund të lejojmë pas kësaj disipline dhe punës së madhe të punëtorëve shëndetësor të kalojmë në një situatë tjetër”.

“Vlerësimet pozitive duhet të na trokasin si thirrje në ndërgjegjen tonë në respektimin e masave”, tha ai, raporton EO.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close