Ministri Zemaj: Nuk do të lejojmë të kthehemi në situatën që kemi qenë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit të thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti me inspektorët e AUV, ka thënë se nuk duhet që të lejojmë, siç tha ai, pas një pune të madhe që është bërë deri tani, të kthehemi në një situatë tjetër.

Zemaj u ka bërë apel sërish qytetarëve që të mbajnë distancë, maskë e higjienë. Ndërsa ka fajësuar disa nga bizneset e gastronomet për mos respektim të masave.

“Ky takim sot i thirrur nga kryeministri është i thirrjes së përgjegjësisë së shtuar për të gjithë neve. Nuk mund të lejojmë pas të gjitha këtyre të arriturave, punës së madhe të punëtoreve shëndetësor, inspektorëve që të kalojmë në një situatë tjetër që është e pafavorshme për të gjithë ne. Vlerësimet nga vendet e rajonit për menaxhimin e situatës duhet të na thirri për ndërgjegjësimin. Të vazhdojmë ta mbajmë maskën, distancën, higjienën. Mobilizim i të gjithë neve ne menaxhimin e situatës më Covid-19. Një situatë, e cila nuk mund të na rrëshqas nga papërgjegjësia, ta quaj kështu, e disa bizneseve, gastronomeve, individëve të ndryshëm, të cilët edhe  kur liruam masat  e kishim një pakt që masat do të zbatohen”, ka thënë Zemaj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close