Ministri Likaj viziton vendin e xhirimeve të e-mësimit

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, vizitoi sot vendin e xhirimeve të njësive mësimore në Fakultetin e Edukimit.

I shoqëruar nga dekani i këtij fakulteti, Blerim Saqipi, panë nga afër punën dhe përkushtimin e të gjithë akterëve të përfshirë në këtë proces.

“Njësitë mësimore tashmë po transmetohen në kanalin e televizionit publik RTK4 dhe janë në dispozicion të nxënësve dhe mësimdhënësve, në rastet kur shkollat janë të detyruara të punojnë sipas skenarit B dhe C për shkak të situatës pandemike”, tha Likaj.

Ai falënderoi mësimdhënësit, redaktorët, koordinatorët dhe të gjithë ata që po punojnë në realizimin e përmbajtjeve mësimore, si dhe Fakultetin e Edukimit që po e mbështetë fuqishëm këtë proces.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close