Agjencisë Anti Korrupsion i sigurohet qasje në regjistrat pronësore të AKK

Drejtues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit, kanë nënshkruar një memorandumi për bashkëpunim mes institucioneve, i cili ka për synim që Agjencisë Kundër Korrupsionit, t’i sigurohet qasje në shikim, printim dhe shënim në certifikatat pronësore të administruara nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Sip[as një komunikate të AKK-së, ky avancim i mënyrës së bashkëpunimit, respektivisht formalizimi i bashkëpunimit me memorandum ku qartë specifikohen fushëveprimi i bashkëpunimit, si dhe përgjegjësitë e palëve nënshkruese vjen si rezultat i disa avancimeve që kohëve të fundit ka zhvilluar Agjencia Kadastrale e Kosovës e që kanë rezultuar me kalimin prej mënyrës tradicionale të ofrimit të të dhënave (CD, email, letër) në mënyrë të avancuar, përmes ofrimit të qasjes në të dhëna në kohë reale dhe përmes ueb shërbimeve.

“Në këtë takim u vlerësua akti i marrëveshjes, duke potencuar se përftitues kryesorë nga një proces i tillë do të jenë vetë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës pasi që në këtë mënyrë do të ngrihej shkalla e sigurisë së transakcioneve pronësore, do të shmangeshin procedurat burokratike, do të ngritej shkalla e transparencës, do të mundësohej ofrimi i të dhënave kualitative e në kohë reale e ngjashëm”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, për aspektin teknik të implementimit të këtij memorandumi, Agjencia Kadastrale e Kosovës do të ofrojë edhe trajnime të nevojshme për zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit për operim me qasje të limituar në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close